Lulelakra është një perime shumë e shëndetshme për njeriun.
Lulelakra shpesh përshkruhet si një ushqim shumë i pasur në vlera por jo të gjithëve u pëlqen.
Megjithatë, përshkrimi i fundit nuk vlen aspak nëse di ta gatuash në mënyra të ndryshme.
Fakte Interesante Për Lulelakrën
Kjo perime është ndër të paktat që nuk e do dritën e diellit.
Tufa e perimes së bardhë është në të vërtetë forma e pazhvilluar e një luleje, e cila në rast se nuk do të mbrohej nga gjethet e trasha do të prodhonte klorofil dhe lule por të pangrënshme.
Kjo perime mund të rritet edhe në ngjyra të tjera siç është portokallia, jeshilja dhe vjollca.
Vlerat Shëndetsore Të Perimes Së Bardhë
Vitaminat dhe mineralet për imunitetin
Lulelakra përmban antioksidantë të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar. Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K.
Kundër qelizave të dëmshme
Lulelakra njihet si një perime super e shëndetshme sepse është një burim sulforafani, një substancë që sulmon qelizat e dëmshme dhe ngadalëson rritjen e qelizave tumorale.
Shëndeti i zemrës
Alicina dhe sulforafani që e përmendëm më lart, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
Alicina pakëson gjasat e ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës.
Sulforani përmirëson tensionin e gjakut dhe veshkat.
Tretja
Lulelakra është një burim i mirë fibre që përmirëson tretjen.
Një racion me lulelakër përmban 3.35 g fibër dietike, e cila pastron sistemin tretës nga substancat e dëmshme.
Detoksifikimi
Antioksidantët tek lulelakra luajnë një rol detoksifikues dhe ndihmojnë në rënien në peshë.
Kjo perime përmban pak kalori dhe mund të gatuhet në mënyra interesante.
E mirë për shtatzaninë
Kjo perime përmban folat, një vitaminë e dobishme për një shtatzani të shëndetshme.
Mungesa e folatit tek gratë shtatzënë mund të shkaktojë shumë probleme tek fetusi.
Kundër inflamacionit
Lulelakra lufton inflamacionin në mënyrë funksionale.
Ajo e pajis imunitetin me substancat që i nevojitet t’i kundërpërgjigjet inflamacionit.
Shëndeti mendor
Lulelakra është e pasur me vitamina të kompleksit B të cilat i nevojiten trurit çdo ditë për të kryer funksionet e tij./AgroWeb.org
Discussion about this post