Lulet janë një dashuri më vete, të cilat sa herë i shohim vështirë se ua ndajmë sytë. Ato mund të jenë në ngjyra të ndryshme, si dhe me nuanca të shumta.
Por a e keni ditur se çfarë simbolizojnë lulet me ngjyra si ato blu, jeshile, të kuqe, të verdha, të bardha etj? Po jua zbulojmë tani:
Lulet blu: Bluja është një ngjyrë e pazakontë për lulet. Ato simbolizojnë qetësinë dhe harmoninë, si dhe krijojnë një ndjesi qëndrueshmërie, besimi, sinqeriteti dhe sigurie.
Lulet jeshile: Këto lule, tradicionalisht janë konsideruar si fatsjellëse. Me gjethe në formë smeraldi, lule në nuancat e mollës dhe kërcell jeshil në të verdhë që simbolizon harmoninë dhe qëndrueshmërinë, ato janë mjaft tërheqëse.
Lulet portokalli: Këto lule simbolizojnë madhështi dhe lule të tilla por me shumë petale, përcjellin besim dhe afërsi. Kompozimet me lule ngjyrë portokalli, janë ideale për sallat e mbledhjeve ku njerëzit grumbullohen për të diskutuar ide.
Lulet rozë: Lulet ngjyrë rozë përfaqësojnë një fillim të ri dhe pasione të ëmbla. Roza është ngjyra e butësisë, rinisë dhe pjekurisë emocionale. Nuancat e ndryshme kanë kuptime të ndryshme; roza e hapur simbolizon energjinë femërore, ideale për problemet emocionale dhe një qetësues i brendshëm, ndërsa roza e mbyllur simbolizon miqësinë, argëtimin dhe romancën e shfrenuar.
Lulet e kuqe: Lulet në ngjyrë të kuqe janë të forta, tregojnë pasion, dinamikë dhe guxim. Ato tregojnë madhështi dhe impulsivitet, si dhe simbolizojnë gjallëri dhe argëtim. Janë të përshtatshme për t’u dhuruar nëse dëshironi të joshni dikë.
Lulet e bardha: E bardha është ngjyra e ciklit të jetës. Në botë e bardha përdoret në ngjarje të rëndësishme siç janë: lindja, humbja e virgjërisë, dashuria apo humbja e njerëzve të dashur. Lulet e bardha simbolizojnë paqe dhe pastërti dhe nëse dhurohen, konsiderohen si një shenjë respekti.
Lulet e verdha: sidomos kompozimet në ngjyrë floriri përfaqësojnë shpresën dhe gëzimin, ose dhurohen si simbol i guximit dhe haresë.
Discussion about this post