Mbrëmjen e djeshme banorët e BBV kanë patur mundësinë që të bëjnë një tatuazh të ri në trupin e tyre.
Përmes një zarfi të bardhë të mbërritur në shtëpi, Vëllai i Madh ka lajmëruar se banorët mund të bëjnë një tatuazh dedikuar eksperincës së tyre në këtë format televiziv.
Romeo ka zgjedhur që në krahun e tij të bëjë një ketrush të nervozuar, i cili i dedikohet Heidit.
Pak ditë më parë nëna e Heidit, në mesazhin që nisi përmes “Big Love” e quajti atë me përkëdheli “ketrushe” dhe mesa duket Romeo ka preferuar që këtë dedikim ta ketë në trupin e tij, duke treguar kështu dashurinë për partneren e tij.
Discussion about this post