15 shkurti njihet si festa e beqarëve, fill pas ditës së të dashuruarve. Dita e beqarëve njihet ndryshe si festa e Shën Faustinit.
Legjenda thotë se Faustini ishte një nga të rinjtë fisnikë që u bë kavalier. Lindi si pagan, por më vonë u bë besimtar dhe u pagëzua, duke u angazhuar për të përçuar fjalët e Zotit. Ai u vendos fillimisht në Breshia, ku u vra më 15 shkurt, dhe nga ky qytet ka lindur festa.
Pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me beqarët, etimologjia e emrit “Faustin” ka krijuar një lidhje, pasi në Breshia djemtë beqarë përdornin këtë ditë si mundësi për të njohur vajza dhe kaluar natën bashkë, duke sjellë kështu traditën e festës së beqarëve.
Pse festohet Shën Faustini?
Festa kremton në një mënyrë të qenit “single”, duke e parë këtë si një mundësi për të shijuar jetën dhe për të krijuar miqësi të reja.
Ajo është një mundësi për të flirtuar pa u ndjerë në faj, duke e festuar jetën si beqar dhe duke e jetuar atë pa u shqetësuar për të ardhmen.
Discussion about this post