Mollët jeshile janë fruti i preferuar i shumë njerëzve. Ato kanë shije të athët, janë shumë të lëngshme dhe të shijshme për t’u ngrënë. Janë tepër të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me lëndë ushqyese të domosdoshme. Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, jeshilet janë më të shëndetshmet.
Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër janë këto:
Të pasura me fibra
Mollët jeshile janë të pasura me fibra të cilat ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe pastrojnë sistemin tuaj të tretjes. Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.
Forcon kockat
Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave.
Mirëmban shëndetin e mushkërive
Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, mollët e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.
Ndihmon në uljen e peshës
Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre. Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë.
Luftojnë diabetin
Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti.Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë, mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.
Largon toksinat nga organizmi
Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.
Rrit shëndetin e mëlçisë
Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.
Parandalojnë plakjen
Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes. Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.
Ul tensionin e gjakut
Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut. AgroWeb
Discussion about this post