Starton sonte Festivali i Këngës 60-të, në Radio Televizionin Shqiptar. Festivali do të zhvillohet përgjatë tri netëve 27, 28, 29 dhjetor 2021.
Artistët në Festivalin e 60-të, do të konkurojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:
Alban Ramosaj
Denis Skura
Evi Reçi
Gjergj Kaçinari
Janex (Xhejn Kumrija)
Kastro Zizo
Kelly
Mirud
Rezarta Smaja
Ronela Hajati
Saimir Çili
Stefi dhe Endri Prifti
Shega
Urban Band
Eldis Arrnejti
Ester Zahiri
Kejsi Rrustja
Olimpia Smajlaj
Viola Xhemali
Xhuljana Pjetra.
Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa regjia do të ketë konceptin e ri artistik nga Redi Treni dhe skenografia nga Albi Çifligu.
Në rolin e Drejtorit të Festivalit, në këtë edicion jubilar është zv. Drejtori i Përgjithshëm në RTSH, Martin Leka.
Figura emblemë të artit shqiptar janë pjesë e këtij edicioni, sikurse është Ardit Gjebrea, i cili do të rikthehet në festival pas shumë vitesh, i ftuar për rolin e dashur për të, atë të prezantimit!
Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.
Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë e fjalës së #Fest60 duke qenë bashkë skenariste.
Të 20-të artistët pjesëmarrës në #Fest60 do të shoqërojnë performancën e tyre live me Orkestrën Simfonike të RTSH-së.
Discussion about this post