Arjola Demiri dhe Ilir Shaqiri janë dy ndër konkurrentët më të fortë të ‘Big Brother VIP’, të cilët që prej fillimit të programit kanë krijuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin.
Kjo miqësi duket të ketë pësuar një krisje pas mbrëmjes së djeshme gjatë spektaklit, ku Donald Veshaj vendosi që të hapte kutinë e Pandorës, e si pasojë pati edhe një vendim shumë të vështirë për të marrë. Ai duhej të zgjidhte 3 emra që t’i nxirrte në nominim, përfshirë edhe veten.
Si pasojë, aktori i humorit tha emrin e tij, Ilirin dhe Meridianin. Pikërisht kjo u diskutua pas përfundimit të spektaklit. Banorët dhanë mendimet e tyre se si do të ishte zgjedhja e tyre nëse do të ishin në vend të Donaldit.
Biseda mes banorëve:
Iliri: Si do ta kisha bërë unë?
Dj Dagz: Po
Iliri: Tek për tek po. Të kisha futur një të tretë mes nesh jo
Einxhel: Unë do e kisha bërë. Do kisha futur veten e të tjerë
Iliri: Do kisha futur tre që për mendimin tim janë barazim
Arjola: Ça do bëje?
Iliri: Arjolën dhe Beniadën në nominim
Arjola: Ti?
Iliri: Po
Arjola: Vërtet? Zë be për kokë…
Iliri: Nuk zë be
Einxhel: Shoqen e ngushtë Monen nuk do e fusje, do e lije jashtë?
Iliri: Jo se dua ta shoh akoma këtu
Arjola: Do të më shohësh në nominim? Edhe thotë Iliri nuk jam lojtar
Iliri: Nuk besoj se ke frikë nga nominimi
Arjola: Jo nuk kam frikë. Kë do të nxjerrësh nga ne të treja?
Iliri: Atë e vendos publiku, nuk e vendos unë
Arjola: Je bërë i rrezikshëm. Paskemi armiq mes nesh
Einxhel: Zemra, Iliri ka qenë gjithmonë mes nesh, nuk është se erdhi sot
Iliri: Do ta kishe pasur problem këtë?
Arjola: Nga ty nuk e pres
Iliri: Pse?
Arjola: Jo tani, nga 18, nga 14 e sipër edhe e prisja. Ok, më nomino
Iliri: Edhe ti më nomino
Arjola: Jo zemër. Parimet e mia janë parime, nuk i shkel për askënd. Nuk të dominoj kurrë. Gëzuar Ilir, të paça
Iliri: Nominimi të jep forcë
Arjola: Unë jam e fortë
Iliri: Edhe në nominim je e fortë
Arjola: Unë kam thënë në një moment do të dominojmë, por jo në këtë fazë
Discussion about this post