Mund të përdoret për të bërë ëmbëlsira, ose mund të jetë një mëngjes i shijshëm. Ja receta e kremit të portokallit…
Përbërësit:
- Lëkura e grirë e 2 portokajeve
- 1 gotë me lëng portokalli
- 1 gotë sheqer
- 1 lugë gjelle niseshte
- 1 lugë çaji kanelle
- 2 vezë
- 100 gr gjalpë
Përgatitja:
- Grini lëkurat e portokallit.
- Në një tas të thellë rrihni vezët me anë të mikserit.
- Në tenxhere hidhni lëkurën e portokallit, lëngun, sheqerin, niseshtenë dhe përziejeni duke valuar.
- Shtoni vezët e rrahura në tenxhere në një nxehtësi mesatare, dhe përiejeni derisa masa të bëhet e njëtrajtëshme.
- Kremin e gatuar e kalojmë në një kullesë dhe shtojmë gjalpin para se të ftohet.
- Shkrini gjalpin duke e përzier vazhdimisht.
- Në kavanoz hidhni kremin e portokallit që përgatitët dhe mbylleni fort kapakun.
- përgatitja mund të ruhet në frigorifer për 10-15 ditë.
Ju bëftë mirë!
Discussion about this post