Është e rëndësishme të dukesh bukur, para së gjithash, për tu ndjerë mirë me veten. Është një fenomen që i jep formë jetës së njeriut jo vetëm estetikisht por edhe psikologjikisht. Grimi është pjesa më e rëndësishme e konceptit të bukurisë, por kjo s’do të thotë të tepërohet.
Qëllimi i make up-it profesional nuk është të mbulojë defektet, por të zbulojë linjat e bukura të fytyrës në një lëkurë të pastër, të ndritshme, rrezatuese dhe të lëmuar. Vëmendjen e tërheqin linjat e bukura, duke lënë në sfond anët me të meta.
Çfarë duhet të marrim parasysh në një grim profesional?
– Para së gjithash duhet përcaktuar lloji i lëkurës dhe produktet që do të përdoren duhet të zgjidhen në bazë të saj. Lëkura mund të jetë e thatë, e yndyrshme, e përzier, ose alergjike. Produktet përcaktohen në bazë të tipit të lëkurës.
– Duhet të merret parasysh forma e fytyrës. Para fillimit të grimit duhet të përcaktohet anatomia e fytyrës dhe të vendoset se cilat linja do të theksohen.
– Mimikat që sjellin shprehje të fytyrës tek personi nuk duhet të injorohen kurrë.
– Nuk duhet harruar se grimi profesional nuk është për të mbuluar defektet me shtresa korrektori dhe toni, por për të theksuar pjesët më të bukura të fytyrës me prekjet më të vogla.
– Personi që do të bëjë grimin duhet të ketë të paktën njohuri bazë për ngjyrën dhe dritën. Duhet të merret parasysh se cilat ngjyra mund të përdoren së bashku dhe çfarë lloj reflektimi dritëhije do të krijojë.
Discussion about this post