Ritvana dhe Argjendi, dy ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen”, duket se nuk e kanë mbyllur ende historinë e tyre.
Pasi Argjendi tha se e ka mikeshë të ngushtë Ritvana e mohoi këtë madje tregoi se do të përballet dhe ligjërisht me ish-konkurrentin me të cilin pritej të kishte një përputhje, por gjërat morën një tjetër rrugë duke e kthyer lidhjen e tyre në armiqësi.
Ajo u pyet nëse ka shoqëri të ngushtë me Argjendin dhe Ritvana e mohoi.
“Gënjeshtër siç edhe e ka zakon.Më kanë shkruar shumë prej jush dhe ma kanë dërguar me foto, por kam zgjedhur mos të reagoj, sepse s’me intereson. Gjërat do të zhvillohen më shumë se kaq pranë institucioneve të duhura dhe prandaj nuk e kam të nevojshme as unë, as ju një luftë me story të padëshiruara”,- shkroi Ritvana.
Rikujtojmë se Argjendi u largua më parë se Ritvana nga programi me pretendimin se ka njohur dikë jashtë, por Ritvana e quajti atë biseksual, ndërsa ai Ritvanën si një lojtare, e cila e udhëzonte se çfarë të bënin në kamera për vëmendje.
Argjendi gjithashtu pretendon se Ritvana ka qenë te shtëpia e tij dhe nuk do të flasë më shumë e të jap detaje se çfarë ka ndodhur mes të dyve, por Ritvana e ka mohuar këtë gjë kategorikisht.
Discussion about this post