Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vijon të vizitojë qytete të ndryshme të Shqipërisë pas përfundimit me sukses të “Sunny Hill Festival”.
Gjatë këtyre vizitave, ajo ka takuar edhe shumë personazhe të famshëm shqiptar. Më i fundit, është rapsodi i mirënjohur shqiptar, Fatmir Makolli, i cili i ka bërë asaj një dhuratë simbolike që lidhet me muzikën tradicionale.
Rapsodi i ka dhuruar Duas një çifteli, të cilën do ta ketë kujtim si bartëse e vlerave muzikore të kombit. Këngëtarja është emocionuar shumë nga ky gjest dhe e ka falenderuar pafund Makollin.
Discussion about this post