Në Egjiptin e lashtë, traditës së hershme të mumifikimit iu bashkua dhe një e re: portretet e mumieve.
Atyre që vdisnin e mumifikoheshin, u vendosej mbi sarkofag edhe portreti i tyre, që tregonte sesi dukeshin kur ishin në jetë. Portretet janë të realizuara me një mjeshtëri befasuese. Femrat sidomos tregohen me flokë të rregulluar, veshje të bukura e bizhuteri që pasqyronin stile tipike romake e greke të modës së asaj kohe. Shumë prej portreteve të mumieve, thonë ekspertët, janë vizatuar në mënyrë të ngjashme me afresket e gjendura në muret e Pompeit.
Kërkimet treguan se pjesa dërrmuese e portreteve janë krijuar në dru bliri, i cili nuk ishte marrë në Egjipt dhe nuk qe importuar në atë vend përpara. Kjo ndodhi duket vetëm kur lindi tradita e portreteve të tilla. Arsyeja përse preferohej ky lloj druri ishte se konsiderohej i shkëlqyer për gdhendje. Mendohet se ai sigurohej nga Europa, ashtu si dhe pigmenti kryesor i bojës së kuqe që u përdor nga mjeshtrit e kohës, i cili është gjurmuar në jugun e Spanjës, cka dëshmon qartë sesa e gjerë ishte tregtia e perandorisë egjiptiane.
Portretet, sa më të sofistikuara të ishin, dëshmonin edhe statusin e lartë social të personit, e në mjaft raste zbukuroheshin edhe me fletëza ari. Shumë prej portreteve tregojnë të rinj dhe verifikimet dëshmuan se ato korespondojnë vërtet me moshën e individëve, çka konsiderohet një dëshmi e faktit se jetëgjatësia asokohe, ka qenë e ulët.
Discussion about this post