Është zbuluar së fundmi se Angelina Jolie ka ngritur një padi anonime kundër FBI-së, në të cilën ajo pretendon se është sulmuar nga Brad Pitt në një avion privat.
Aktorja, 47-vjeçare, thuhet se i ka thënë një agjenti të FBI-së se Pitt e ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht atë dhe djalin e tyre Maddox në vitin 2016. Ekipi i Brad Pitt-it ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Përfaqësuesit e Jolie nuk i kanë mohuar zërat nëse ajo qëndron apo jo pas çështjes, ku emri i paditëses është Jane Doe. Në prill, një gjykatës i qarkut amerikan refuzoi kërkesën për të mbyllur plotësisht padinë duke bërë kështu që kjo çështje të mbetet ende e hapur.
Sipas Puck, avokatët e Jolie paraqitën një version të ndryshuar të ankesës javën e kaluar, duke pyetur pse agjenti i FBI-së dhe shefi i divizionit penal të zyrës së prokurorit të SHBA-së në Los Anxhelos vendosën të mos ndjekin akuzat penale kundër Brad Pitt-it.
Në ankesën e ndryshuar, Jolie thotë se ajo mësoi për padinë pasi paraqiti në mënyrë anonime një kërkesë për lirinë e informacionit për dokumente të lidhura me hetimin federal të Pitt, nga i cili u divorcua në vitin 2019. Brad Pitt dyshohet se e shtrëngoi për krahu Jolie-në dhe bërtiti “ti po e shkatërron këtë familje”, sipas shënimeve të agjentit të FBI-së.
Artikulli i Puck, shkruar nga një ish-redaktor ligjor i The Hollywood Reporter, shtoi:
“Më vonë, gjatë të njëjtit fluturim, dyshohet se ndodhi një tjetër përleshje fizike dhe Jolie tha se ajo pësoi lëndime; ajo i dha agjentit një foto të bërrylit të saj të lënduar si dëshmi e dhunës. Në një moment tjetër, Jolie thotë se Pitt derdhi birrë mbi të. Pitt dyshohet se e ka goditur ose e ka shtyrë Maddox-in, atëherë 15-vjeçar, kur ai u përpoq të ndërhynte në konfrontimin mes çiftit.”
Ekipi i Pitt tha për revistën People: “Ai ka theksuar se debati kurrsesi nuk ka degraduar në dhunë fizike, askush nuk është lënduar fizikisht, as Jolie dhe as i mituri.
Divorci i Pitt dhe Jolie ka shkaktuar mosmarrëveshje të zgjatura ligjore mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox, 21 vjeç; Pax, 18; Zahara, 17 vjeç; Shiloh, 16; Knox, 14 vjeç dhe binjakes së tij Vivienne.
Pitt kohët e fundit akuzoi ish-gruan e tij se e ka detyruar atë të ndajë kantinën e tyre me një miliarder britanik, pasi Jolie vendosi të shesë aksionet e saj. Pitt po kërkon dëmshpërblim dhe anulimin e shitjes së aksioneve të Jolie, për vreshtin Château de Miraval, në veri të Brignoles në Francën jugore.
Discussion about this post