Darius Campbell Danesh ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, raportojnë mediat e huaja. Këngëtari skocez është gjetur i vdekur brenda apartamentit të tij në Rochester, Minesota. Lajmin për ndarjen nga jeta të yllit të “Pop Idol” e konfirmuan familjarët përmes një deklarate për shtyp.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Darius Campbell Danesh. Darius u gjet në shtrat në apartamentin e tij në Rochester, Minesota, më 11 gusht dhe u shpall i vdekur pasdite nga zyra e ekzaminuesve mjekësorë lokalë.”, thanë duke shtuar se nuk janë gjetur rrethana të dyshimta.
Shkaku i vdekjes nuk dihet ende pasi ekzaminimet mjekësore po vazhdojnë. Fansa dhe personazhe të famshëm bënë homazhe për këngëtaren, duke përfshirë producentin diskografik Simon Cowell, i cili ishte gjyqtar në Pop Idol. “Dariusin e pashë për herë të parë në televizion më shumë se 20 vjet më parë“, tha ai.
“Ai ishte karizmatik, gazmor dhe thjesht një person i shkëlqyer për të qëndruar. Vdekja e tij, për dikë kaq të ri, është një tragjedi absolute dhe zemra ime është me familjen dhe miqtë e tij“, shtoi Simon.
Discussion about this post