Japonia është vendi që u sugjeron të rinjve të konsumojnë më shumë pije alkoolike.
Kjo kërkesë e çuditshme vjen në kuadër të fushatës “Sake Viva” , përmes të cilës Japonia synon të nxitë rritjen e ekonomisë në vend.
Sipas iniciatorëve të fushatës “Sake Viva” brezi i ri në Japoni po konsumon më pak sasi alkooli se sa prindërit e tyre, gjë që sipas tyre ka dëmtuar ekonominë e vendit.
Si rrjedhojë, fabrikave të pijeve alkoolike po u kërkohet t’i bëjnë pijet më tërheqëse në mënyre që të konsumohen nga brezi i ri në Japoni.
Reagimet e qytetarëve ndaj kësaj fushate kanë qenë të përziera, me disa që kritikojnë përpjekjen për të promovuar këtë zakon jo të shëndetshëm.
Ndërsa gara për paraqitjen e ideve inovative për prodhim alkoolit me shije tërheqëse për të rinjtë mbyllet në fund të shtatorit.
Discussion about this post