Muajin e ardhshëm, në shtator, Nasa do të dërgojë një ekuipazh të ri në hapësirë. Dhe për herë të parë, në bord do të jetë një grua amerikane. Astronautja Nicole Aunapu Mann, nga Wailacki e Fiseve Indiane të Luginës së Rrumbullakët, do të jetë komandantja e misionit – përgjegjëse për të gjitha fazat e fluturimit.
Ajo do të shkojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 29 shtator, thotë NASA.
“Është shumë emocionuese,” tha ajo për gazetën Indian Country Today.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne t’ia komunikojmë këtë komunitetit tonë, në mënyrë që fëmijët e tjerë vendas… të kuptojnë se disa nga ato barriera që ishin atje kanë filluar me të vërtetë të hiqen,” shtoi ajo.
Mann thotë se në 1.4 kg që ka të drejtën e saj për sende personale, ajo do të marrë “një kapëse “ëndrrash” që ma ka dhënë nëna ime kur isha shumë e re”. Sipas Fondacionit Indigjen, kapëset e ëndrrave simbolizojnë unitetin dhe ofrojnë mbrojtje.
Mann do të jetë me tre kolegë në anijen kozmike SpaceX Dragon si pjesë e misionit Crew-5. Ajo gjithashtu mund të shkojë në Hënë. Në vitin 2020 ajo u zgjodh për të qenë në një grup astronautësh të kualifikuar për programin Artemis të NASA-s që do të dërgojë njerëz në Hënë.
Mann, me origjinë nga Kalifornia, studioi inxhinieri mekanike në universitetin Stanford. Ajo ka qenë dy herë me mision në aeroplanmbajtëse që mbështesin operacionet luftarake në Irak dhe Afganistan dhe u shpërblye me gjashtë medalje për shërbimin e saj ndaj ushtrisë amerikane. Kjo ekspeditë do të jetë fluturimi i parë hapësinor i Mann që kur ajo u bë astronaute në vitin 2013, konfirmon Nasa.
Asaj do t’i bashkohet astronauti dhe piloti Josh Cassada, astronauti Koichi Wakata nga Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës Ajrore dhe kozmonautja ruse Anna Kikina.
Discussion about this post