Një foto e legjendës së boksit, Majk Tajson është bërë virale në rrjetet sociale në orët e fundit.
56-vjeçari është fotografuar i ulur në një karrige me rrota në aeroportin e Majemit duke pozuar dhe firmosur autografe për fansat e pranishëm.
Tajson vuan prej kohësh nga problemet me nervin shiatik me mjekët që i kanë kërkuar të përdorë këtë karrige me rrota për të lëvizur derisa të riaftësohet përsëri.
Discussion about this post