Janë publikuar disa fotografi që tregojnë shenjat që ka marrë Angelina Jolie pas përleshjes fizike me ish bashkëshortin e saj, Brad Pitt teksa në avionin e tyre privat në vitin 2016. Aktorja 47 vjeçare i dërgoi FBI-së imazhet që tregonin mavijosjet që kishte marrë në dorën dhe bërrylin e saj.
Gjithashtu aktorja pretendon se ish partneri e kapi me forcë dhe e mori në pjesën e pasme të avionit duke i bërtitur: “Ti po shkatërron këtë familje”.
Jolie pretendon se Pitt e shtyu dhe duke e përplasur me një karrige, sipas dokumenteve të FBI-së.
Pak muaj më parë, FBI u padit nga një grua anonime me pseudonimin “Jane Doe”, por së fundmi është zbuluar se pas kësaj qëndron Angelina e cila kërkon publikimin e dokumenteve pasi një hetim për Pitt u mbyll.
Në raportin e tij përfundimtar, Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë dhe Familje të Qarkut të Los Anxhelosit arriti në përfundimin se Pitt, i cili ka pranuar më parë se kishte probleme me alkoolin, nuk ka abuzuar fizikisht me asnjë nga fëmijët e tij.
Discussion about this post