Gjatë muajve të nxehtë të verës të gjithë kemi nevojë të arratisemi herë pas here nga vapa. Të shkosh në shtëpi, të ndezësh ajrin e kondicionuar dhe të shijosh një maratonë serialesh në televizor, duket si plani perfekt. Falë platformave të transmetimit pritet të shohim shumë sezone të reja përgjatë muajve të verës. Për më tepër, ka një shumëllojshmëri të gjerë zhaneresh, duke filluar nga romancat e adoleshentëve deri te dramat intensive të krimit. Kështu që, ne po ju sugjerojmë 5 seriale që duhet t’i shikoni këtë verë.
1. Stranger Things
Një nga serialet më të mira në Netflix që nga fillimi i tij, Stranger Things, tani është në sezonin e tij të katërt, me volumin e dytë që pritet të lançohet në fillim të muajit korrik. Ai fokusohet në një ekip adoleshentësh të adhurueshëm, pak nervozë, që përballen me aktivitet të papritur të mbinatyrshëm në qytetin e tyre të thjeshtë. Nostalgji, mister dhe miqësi të forta, ka diçka për të gjithë.
Me një miliard nuanca të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave dhe me teknologjinë Quantum HDR 64x që kap detajet më të vogla në zona si të ndriçuara ashtu edhe të errëta, televizorët Samsung Neo QLED 8K shfaqin cilësi të vërtetë figure HDR 10+ pikërisht siç e kishte parashikuar regjisori duke mos humbur asnjë detaj të këtij seriali.
2. Bridgerton
Nëse, ende nuk e keni parë Bridgerton, gjithçka që do t’ju themi është – nuk e dini se çfarë po humbisni! Dramat që përfshijnë fisnikërinë angleze dhe familjen mbretërore, një trekëndësh dashurie dhe kostume luksoze do t’ju pushtojnë plotësisht dhe do t’ju çojnë në një botë imagjinare të vendosur në fillim të shekullit të 19-të. Sipas mendimit tonë, sezoni i dytë është edhe më i mirë se i pari dhe miliona shikues të Netflix pajtohen me këtë, sepse ky serial theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë.
Gjithashtu, një element tjetër shumë i rëndësishëm i këtij seriali është kolona zanore. Me Samsung Neo QLED 8K do të shijoni çdo tingull. Tingulli i televizorit me soundbarin orkestrohen në haromoni perfekte nëpërmjet Q-Symphony duke e kthyer shtëpinë në një sallë koncertesh me tingull që orkestrohet në perfeksion. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Thjesht ndizni televizorin dhe lëreni SpaceFit Sound të bëjë pjesën tjetër për ju.
3. Umbrella Academy
Edhe pse serialet me superheronj janë të shumta, “Umbrella Academy” dallohet nga të tjerët. Ka një ndërthurje ideale mes humorit, dramës dhe aksionit. Ky serial i nominuar për Emmy tregon për shtatë superheronj të cilët janë birësuar dhe janë trajnuar nga një miliarder për të luftuar krimin. Në vitet e tyre të adoleshencës, familja thyhet dhe ekipi shpërbëhet. Ata ribashkohen nga vdekja e babait të tyre për të zbuluar sekrete tronditëse familjare dhe një kërcënim të afërt për njerëzimin. E për të gjithë adhuruesit, sezoni i tretë sapo është lançuar.
4. Peaky Blinders
Asnjë nuk është gati t’i thotë lamtumirë këtij seriali, por sezoni i fundit i Peaky Blinders më në fund do të shfaqet në Netflix këtë verë. Me një ngjarje që zhvillohet pas Luftës së Parë Botërore, Peaky Blinders është një dramë kriminale që tregon për një prej grupeve më famëkeqe të Birminghamit. Pasi Tommy Shelby (Cilian Murphy) kthehet nga lufta, ai fillon të përpiqet të zgjerojë kontrollin e familjes në Birmingham, duke vjedhur një ngarkesë me armë për t’i dhënë bandës së tij një avantazh në botën e krimit. Përgatituni për një performancë magjepsëse nga Cillian Murphy teksa zbuloni marrëdhëniet e Shelby me bandat e tjera, policinë dhe jetën e tij sentimentale.
5. Only Murders in the Building
Podcast-et janë shumë të famshëm kohët e fundit, por heronjtë e Only Murders in the Building e çojnë pasionin e tyre në një nivel tjetër kur podcast-i i tyre i përfshin në një mister vrasjeje pas një vdekjeje të tmerrshme në ndërtesën ku ata jetojnë. Treshja kryesore e kastit të serialit: Steve Martin, Martin Short dhe Selena Gomez janë një kombinim jo i zakonshëm, por tepër interesant. Sezoni i ri i këtij seriali mister/komedi do të transmetohet këtë verë në platformën Hulu.
Discussion about this post