Nëse e keni ende të vështirë të shqiptoni “bakuchiol”, e lëre më ta mbani mend, ka ende një arsye për t’u emocionuar sa herë që e shihni atë në listën e përbërësve të një produkti për kujdesin e lëkurës. Mesa duket, bakuchiol i sjell lëkurës disa përfitime interesante kundër plakjes, veçanërisht lëkurave të ndjeshme.
I shpallur si retinoli i natyrës, përbërësi – i cili gjendet në farat dhe gjethet e bimës aziatike Psoralea Corylifolia – vepron pothuajse në mënyrë identike me derivatin e vitaminës A, por vjen pa efektet anësore të zakonshme irrituese dhe tharëse.
Cilat janë përfitimet e Bakuchiol për kujdesin e lëkurës?
Ashtu si retinoli, bakuchiol ofron një sërë përfitimesh për kujdesin e lëkurës, duke përfshirë qetësimin e skuqjes dhe acarimit, dhe minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe strukturës së pabarabartë.
Një studim i vitit 2014 i botuar në International Journal of Cosmetic Science zbuloi se aplikimi i bakuchiol dy herë në ditë për 12 javë rezultoi në përmirësim të ndjeshëm rrudhave, pigmentimit, elasticitetit dhe qëndrueshmërisë.
Nga ndryshon nga retinoli?
“Bakuchiol nuk i ngjan kimikisht retinolit dhe retinoideve, por është treguar përmes studimeve laboratorike, shprehjes gjenetike dhe aplikimit klinik në lëkurë se shkakton shumë nga të njëjtat efekte kundër plakjes, si derivatet e vitaminës A që ne si dermatologë i kemi dashur për dekada. ” shpjegon dermatologia e Melanie Palm.
Dr. Palm thotë gjithashtu se bakuchiol tenton të krijojë më pak thatësi, skuqje dhe acarim në krahasim me retinolin, duke e bërë atë ideal edhe për ata me lëkurë të thatë ose të prirur për rosacea.
Burimi: In Style
Discussion about this post