Shkaktarët e kolesterolit të lartë!
1. Dieta ushqimore
Konsumimi i shumtë i yndyrave të ngopura mund të shkaktojë kolesterol të lartë. Kjo yndyrë e pashëndetshme gjendet më shumë tek burimet shtazore, si bifteku, mishi i derrit, mish viçi, gjalpi, djathi etj. Ushqimet e paketuara që përmbajnë vaj kokosi, vaj palme ose gjalp kikiriku mund të kenë gjithashtu shumë yndyra të ngopura. Këto yndyra mund t’i gjeni edhe tek ëmbëlsirat, patatinat apo biskotat e thata.
2. Pesha
Barku i shëndoshë nuk është i keq vetëm për jetën sociale. Mbipesha mund të rrisë gjithashtu nivelet e triglicerideve dhe ul HDL, ose kolesterolin e mirë.
3. Niveli i aktivitetit fizik
Çohu nga divani dhe fillo të lëvizësh. Mungesa e aktivitetit fizik mund të rrisë kolesterolin e keq (LDL) dhe të ulë kolesterolin e mirë (HDL).
4. Mosha dhe gjinia
Pas moshës 20 vjeç, nivelet e kolesterolit fillojnë të rriten në mënyrë natyrale. Tek meshkujt, nivelet e kolesterolit bëhen të qëndrueshme pas moshës 50 vjeç. Tek gratë, nivelet e kolesterolit qëndrojnë të ulëta deri në fazën e menopauzës, pas hyrjes në këtë fazë ato rriten në të njëjtin nivel si tek meshkujt.
5. Shëndeti i përgjithshëm
Bëni kontrolle dhe vizita të përvitshme dhe sigurohuni t’i shpjegoni mjekut për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Vuajtja nga disa sëmundjeve të caktuara, si diabeti apo hipotiroidizmi, mund të shkaktojë kolesterol të lartë.
6. Historia familjare
Nëse një pjesëtar i familjes ka kolesterol të lartë, ka shumë gjasa të keni edhe ju.
7. Duhanpirja
E dini tashmë, duhanpirja mund të ulë kolesterolin e mirë. Dhe mund t’ju vrasë. Prandaj, hiqni dorë sa më shpejtë prej duhanit.
Discussion about this post