Një ditë më parë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa festoi 27 vjetorin e lindjes. “27-ta ndihet sikur parajsë. Faleminderit për urimet e ditëlindjes”, shkruan ajo krahas disa fotove që publikoi. Por, krahas urimeve të shumta që ka marrë, ylli me famë botërore ka marrë një dhuratë unike nga fansat e saj.
Disa fansa kanë grumbulluar mbi 1 mijë dollarë për një kauzë shumë të veçantë. Paratë kanë shkuar për dy organizata në Prishtinë dhe Tiranë që ka për qëllim kujdesjen ndaj kafshëve. Kujtojmë që Dua pritet të këndojë këtë fundjavë në kryeqyteti për festivalin Sunny Hill.
Në festival, do të performojnë artistë të famshëm botëror por dhe shqiptarë. Fedez, Action Bronson, Stormzy, Hardwell etj janë në mesin e artistëve të huaj që do të performojnë përgjatë tre netëve. Mes artistëve shqiptarë janë Capital T, Mozzik, Getinjo, Dafina Zeqiri, Elgit Doda, Mc Kresha, Lyrical Son etj.
Discussion about this post