Meghan Markle ka zbuluar se lidhja e saj me Princ Harryn është kritikuar shumë, madje është konsideruar si një ambicie e saj.
Në podkastin e saj të ri “Archetypes”, Dukesha e Sussex-it shprehu dëshirën e saj për të eksploruar “barrierat në të cilat gratë janë vendosur për breza”.
Deklarata, e cila mund të interpretohet si një gjë e re në familjen mbretërore, vjen pas disa vitesh të trazuara për Sussex-ët dhe marrëdhënien e tyre me familjen mbretërore.
Dyshja morën vendimin të largoheshin nga detyrat mbretërore në vitin 2020 përpara se të transferoheshin në Kaliforni dhe t’i jepnin një intervistë shpërthyese Oprah Winfrey.
Gjatë podkastit, Meghan pretendoi se anëtarët e familjes mbretërore ishin shprehur të shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së fëmijës së parë të Harryt. Sipas saj ata janë treguar racist gjë që gati çoi në vetëvr*sjen e saj ndërsa ishte shtatzënë me Archien.
Çifti u shfaq në Britani për festimet e jubileut të Mbretëreshës dhe podkasti vjen pak para se të përgatiten të kthehen sërish pas disa javësh për të marrë pjesë në një seri ngjarjesh bamirësie.
“Nuk më kujtohet të kem ndjerë personalisht konotacionin negativ pas fjalës ambicioz derisa fillova të takohesha me burrin tim tani, dhe me sa duket ambicia është një gjë e tmerrshme për femrat”, thotë ajo.
Në përfundim të podcast-it, Meghan tha se ekzistonte një “koncept i gabuar se nëse je një grua ambicioze, ke një axhendë”.
Në një frazë që ka të ngjarë të kthehet në cështje nga kritikët e kësaj ndarje, ajo argumenton se nëse gratë janë ambicioze ato shihen si llogaritëse, egoiste ose agresive duke shtuar: “Nëse je kaq e ashpër, e fortë apo e guximshme, atëherë ju në njëfarë mënyre meritoni çdo gjë që ju jepet. Megjithatë, mund të konsiderohet e padrejtë, sidomos kur është më shumë se sa mund të arrijë shumica.”
Në një video promovuese të publikuar në Twitter, Meghan u zotua se do të ishte pa filtra në serialin e saj, duke thënë se njerëzit duhet të bëhen gati të shohin atë të vërtëtë dhe jo atë që shohin përmes thërrimeve të mediave.
Ajo shtoi: “Jam e emocionuar që do të jem vetvetja, pa filtra.”
Discussion about this post