Jennifer Flavin bëri kërkesë për divorc nga aktori Sylvester Stallone të premten. Tashmë vetë aktori është shprehur dhe ka konfirmuar këto pretendime, por thotë se arsyeja e divorcit nuk është për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur për qenin, siç është pretenduar nëpër media.
Mediat e huaja raportuan se 76 vjeçari donte një Rottëeiler të ri si “mbrojtje për familjen e tyre”, por gruaja e tij thuhet se nuk donte të shtonte një kafshë tjetër. Kjo supozohet se çoi në një përplasje të ashpër mes tyre gjë që nxori në pah dhe çështje të tjera në martesën e tyre 25 vjeçare.
“Nuk nuk e përfunduam lidhjen për një diskutim kaq të parëndësishëm. Ne thjesht shkuam në drejtime të ndryshme. Kam respektin maksimal për Jennifer-in. Unë gjithmonë do ta dua atë. Ajo është një grua e mahnitshme. Ajo është njeriu më i bukur që kam takuar ndonjëherë”, tha Stallone për TMZ.
Sa i përket tatuazhit në krahun e tij, i cili shndërroi tatuazhin e Jennifer-it me të një qeni, aktori tha se thjesht donte të modifikonte tatuazhin që kishte bërë për të para 14 vitesh. Por, për shkak të një gabimi, iu desh ta ndryshonte me një qen. Ai shton se ka ende një tatuazh të madh të Jennifer-it në shpinë.
Discussion about this post