Dihet mirë se pamja jonë është pjesërisht për shkak të gjeneve tona, por ajo që ndoshta nuk e keni ditur është fakti se 90 për qind e mënyrës se si lëkura jonë plaket varet tërësisht nga ne dhe zakonet tona të përditshme. Joshua Zeichner, profesor i asociuar i dermatologjisë në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork tregon disa gjëra që mund të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm të lëkurës tuaj dhe ose të ndihmojnë ose të dëmtojnë barrierën e lëkurës.
Zakonet e përditshme që dëmtojnë lëkurën pa e kuptuar
Nuk aplikoni kremin kundër diellit
Ekspozimi UV është kontribuesi më i madh si në plakjen e lëkurës ashtu edhe në kancerin e lëkurës. Aplikimi i kremit të diellit në baza ditore është linja juaj e parë e mbrojtjes. Zgjidhni një krem kundër diellit me mbrojtje të paktën SPF 30 dhe bëjeni atë pjesë të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës në mëngjes, si larja e dhëmbëve.
Ngacmoni puçrrat
Ngacmimi i tyre çon në më shumë dëm sesa dobi. Trajtoni të gjithë fytyrën tuaj për të parandaluar shfaqjen e puçrrave në vend që të përpiqeni t’i trajtoni pasi t’i keni tashmë.
Nuk përdorni produktet e duhura për eksfolim
Në përpjekje për të ndihmuar lëkurën tuaj, mund të përfundoni duke e dëmtuar atë. Mos e teproni me përdorimin e scrub-eve, pasi mund të shkaktojë çarje të vogla në shtresën e jashtme të lëkurës, madje duke krijuar inflamacion. Eksfolimi një herë në javë është i mjaftueshëm për të parandaluar akumulimin e sebumit.
Nuk e lani fytyrën
Pastrimi është themeli i rutinës suaj të kujdesit të lëkurës. Ndihmon në largimin e papastërtive, vajit, grimit dhe ndotjes që grumbullohet në sipërfaqen e lëkurës. Nëse nuk e lani fytyrën, shkaktohet acarim, inflamacion, shpërthime aknesh dhe madje plakje e parakohshme.
Shumë kohë në dush
Pastërtia është një kusht themelor për shëndetin e lëkurës. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni të gjithë lagështinë dhe vajrat natyralë që prodhon. Qëndrimi për një kohë të gjatë në banjë dhe përdorimi i ujit shumë të nxehtë shkakton acarim dhe tharje të lëkurës. Mundohuni të mos qëndroni në dush për më shumë se 10 minuta dhe të mos përdorni ujë të nxehtë.
Discussion about this post