Këngëtarja turke Gulsen është arrestuar dhe akuzuar për nxitje të urrejtjes për një shaka që ka bërë me shkollat fetare, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Akuzat lidhen me një koment që bëri në një koncert që mbajti në prill, kur ajo bëri shaka për një nga muzikantët.
“Ai u diplomua në Imam Hatip (shkolla fetare) nga vjen ana e tij perverse,” tha ajo. Ajo këmbënguli në dëshminë e saj në prokurori se ishte një “shaka mes kolegëve” dhe kërkoi të lirohej duke thënë se kishte një fëmijë për të cilin duhej të kujdesej dhe se do të paraqitej në polici kur të ishte e nevojshme.
Gulsen ka qenë më parë në shënjestër të grupeve konservatore turke për veshjet provokuese në skenë dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ. Të shumta kanë qenë reagimet e njerëzve të thjeshtë, personazhe të njohur, madje edhe partive politike duke e cilësuar arrestimin si të padrejtë.
Këngëtari turk Tarkan shkroi se “kjo padrejtësi ndaj Gulsen duhet të marrë fund”.
“Ata i ndjekin penalisht të pa arrestuarit dhe ndonjëherë edhe i lirojnë pa gjyq personat që abuzojnë seksualisht me fëmijë, vrasin gra, përdhunojnë gra, por kur bëhet fjalë për Gulsen, ata marrin masa shpejt.
Sistemi ynë ligjor, i cili injoron ata që janë të korruptuar, vjedhin, shkelin ligjin, prekin natyrën, vrasin kafshët, përdorin fenë si mjet për idetë e tyre fanatizmale dhe polarizojnë shoqërinë, arrestojnë Gulsen me një goditje”, shkroi ai.
Discussion about this post