Elon Musk mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por ai nuk ka as një shtëpi. Në fakt, kohët e fundit ai ka deklaruar se do të shpëtonte plotësisht nga pasuritë e paluajtshme dhe t’i përkushtohej jetës mes Marsit dhe Tokës. Sigurisht që ky vendim i tij ka “pasoja” të drejtpërdrejta edhe për personat e tij.
Midis tyre është dhe nëna e tij, Maye. Siç tha modelja 74-vjeçare për Times, ajo e kupton plotësisht vendimin e djalit të saj.
“Nuk mund të kesh një shtëpi të bukur pranë një vendi plot me raketa”, tha ajo. Kjo nuk e shqetëson aspak pavarësisht se sa herë që dëshiron ta vizitojë në Teksas, detyrohet të flejë në… “garazh”.
Rreth një vit më parë, Elon Musk zbuloi se do të hiqte dorë nga të gjitha pasuritë e tij, duke shkruar në Tëitter: “Po shes pothuajse të gjitha pasuritë e mia fizike. Nuk do të kem më shtëpi. Nuk kam nevojë për para, të kesh ato thjesht të rëndojnë”
Por ndryshe nga djali i saj, Maye zbuloi se nuk ka interes të shkojë në Mars.
Discussion about this post