Rihanna shijoi një mbrëmje me shoqet e saj në restorantin Caviar Russe në New York. Pas darkës, mësohet se miliarderja ndihmoi punonjëset të pastronin.
Grupi i vajza i kishte kërkuar restorantit që të qëndronte i hapur edhe pas orarit të mbylljes, në mënyrë që të mund të konsumonin diçka. Burime për Page Six thanë se Rihanna e cila shoqërohej nga 6 mikesha shijuan sashimi dhe shampanjë deri në dy të mëngjesit.
Mikja e ngushtë e këngëtares, Melissa Forde publikoi foto këtë javë në Instagram nga mbrëmja.
Pas përfundimit të darkës, ylli i muzikës është parë duke ndihmuar stafin e pritjes të pastronte dhe të dërgonte karriget në vendin e vet, kjo për arsyen që i kërkoi restorantit të qëndronte hapur pas orarit të planifikuar të mbylljes së biznesit.
Artistja ka qenë në Nju Jork javët e fundit pas lindjes së fëmijës së saj të parë, me të dashurin A$AP Rocky në maj.
Ajo u fotografua së fundmi me reperen në rrugë. “Dukeshin të qetë dhe padyshim të lumtur”, tha një burim.
Discussion about this post