Një serial i ri turk ka bërë bashkë sërish çiftin e njohur të aktorëve Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu. Çifti i famshëm që u martua disa vite më parë janë njohur gjatë serialit “Fatih Harbiye” në vitin 2014, ku interpretuan rolet kryesore. Romanca e tyre vijoi përtej serialit dhe tashmë janë të martuar prej vitesh.
Ata janë bërë sërish bashkë për një serial që pritet të nisë transmetimin në shpejti. Mirëpo, krah tyre, do të luajë dhe këngëtari i njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin. Ai është bërë prej kohësh pjesë e kinematografisë turke ndërsa është fejuar me aktoren Hazal Senel që nga viti 2020.
Discussion about this post