Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori më i mirë ndërkombëtar” në Festivalin e 79-të të Filmit në Venecia.
32-vjeçari mori pjesë në festival me aktoren, dhe të dashurën e tij Francesca Chillemi, me të cilën ndau rolin kryesor në serialin “Viola Come Il Mare”, i cili do të nisë transmetimin më 30 shtator.
Kujtojmë që Can së shpejti do të jetë para kamerës për serialin e ri të quajtur ‘El Turco’ që do të xhirohet në Hungari.
Discussion about this post