Më shumë se 1.1 milion breshka deti janë vrarë ilegalisht në 30 vitet e fundit, sipas të dhënave të reja. Pavarësisht ligjeve për mbrojtjen e tyre, shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Arizonës vlerësojnë se rreth 44,000 breshka në 65 vende janë vrarë dhe shfrytëzuar ilegalisht çdo vit gjatë dekadës së kaluar.
Breshkat e detit gjuhen për ushqim, për përdorim në mjekësinë tradicionale dhe për t’u shitur si artefakte, dekor ose bizhuteri. Gjuetia dhe trafikimi i breshkave është pjesë e një tregu të paligjshëm global të kafshëve të egra me vlerë deri në 23 miliardë dollarë në vit, sipas OKB-së.
Discussion about this post