Ish-presidenti, Donald Trump ishte betuar se nuk do largohej nga Shtëpia e Bardhë, për t’i lënë vendin pasardhësit të tij Joe Biden.
Në librin e repoteres së Neë York Times, Maggie Haberman, shkruhet se Trump i kishte thënë ndihmësve të tij në ditët pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 se do të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë në vend që të linte presidentin e ardhshëm Joe Biden të merrte drejtimin, raporton CNN.
“Unë thjesht nuk do të largohem”, mësohet se i tha Trump një ndihmësi, sipas Haberman.
“Ne nuk do të largohemi kurrë”, i tha ish-presidenti një ndihmësi tjetër. “Si mund të largoheni kur fitoni zgjedhjet?”
Këmbëngulja e Trump për të mos u larguar nga Shtëpia e Bardhë, përkon me periudhën kaotike paszgjedhore ku ai refuzonte të pranonte humbjen e tij dhe përpjekjet e shumta për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve çuan në 6 janar 2021, sulmin në Kapitol nga protestuesit pro Trump.
Libri i Haberman, “Confidence Man: The Making of Donald Trump and the Breaking of America”, do të publikohet më 4 tetor.
Zbulimet nga libri vijnë ndërsa hetuesit në Dhomën e SHBA dhe Departamentin e Drejtësisë hetojnë mbi arsyet e refuzimit të Trump për të hequr dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të 2020.
Komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që heton 6 janarin po planifikon më shumë seanca dëgjimore dhe një raport përfundimtar këtë vjeshtë, ndërsa hetuesit federalë së fundmi u kanë dërguar disa ish ndihmësve të Trump shkresë për tu paraqitur në gjykatë.
Haberman shkruan se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Trump dukej sikur e pranoi se kishte humbur ndaj Biden.
Ai u kërkoi këshilltarëve t’i tregonin se çfarë kishte shkuar keq. Ai ngushëlloi një këshilltar, duke i thënë: “Ne bëmë më të mirën.”
Por në një moment, gjendja shpirtërore e Trump ndryshoi, shkruan Haberman, dhe ai informoi befas ndihmësit se nuk kishte ndërmend të largohej nga Shtëpia e Bardhë në fund të janarit 2021, periudhë kur Biden të transferohej aty.
Ai madje u dëgjua duke pyetur kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel, “Pse duhet të largohem nëse më kanë vjedhur?”
Betimi i Trump se do të refuzonte të lironte Shtëpinë e Bardhë nuk kishte asnjë precedent historik, shkruan Haberman, dhe deklarata e tij i bëri ndihmësit të pasigurt se çfarë mund të bënte më pas.
“Ishte Mary Todd Lincoln, e cila qëndroi në Shtëpinë e Bardhë për gati një muaj pasi burri i saj, Presidenti Abraham Lincoln, u vra”, vuri në dukje autorja e librit.
Më 26 nëntor 2020, ai u pyet nga një gazetar nëse do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Zgjedhor votonte për Biden.
“Sigurisht që do ta bëj dhe ju e dini këtë”, u përgjigj Trump.
Haberman shkruan se periudha paszgjedhore e Trump të kujtonte përpjekjet e tij gjatë përballjes me vështirësitë e financiare tre dekada më parë, ku u u përpoq të mbante të gjitha opsionet të hapura për aq kohë sa ai mundi.
Por Trump nuk mund të vendoste se cilën rrugë të ndiqte pas humbjes së tij në 2020. Haberman shkruan se ai i pyeti pothuajse të gjithë se cilat opsione do ta çonin në sukses, përfshirë shërbëtorin që solli Diet Cokes kur Trump shtypi një buton të kuq në tryezën e tij Ovale të Zyrës.
Raportimi i CNN për librin e ardhshëm zbulon gjithashtu detaje të reja mbi atë që njerëzit përreth Trump po bënin pas humbjes së zgjedhjeve që ai refuzoi t’i pranonte.
Dhëndri i Trump, Jared Kushner, hezitoi të përballej me Trump për humbjen, sipas Haberman.
Discussion about this post