Dalëngadalë po zbulohen detaje nga Big Brother VIP Kosova që pritet të nisë së shpejti. Ndërkohë që emrat që po lakohen si banorë të shtëpisë janë të shumtë, ata që dihen me siguri janë moderatorët e spektaklit. Alaudin Hamiti e ka konfirmuar prej kohësh se prezantimi i është besuar atij, por duket se ai nuk do të jetë vetëm.
Jonida Vokshi do të jetë përkrah Alaudinit si moderatore e edicionit të parë në Kosovë të show-t të famshëm. Emri i Jonidës u përfol në media dje si një konkurrente e mundshme, por në fakt ajo do të jetë në rolin e bashkëprezantueses.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Jonida për Anabel.al.
Ende nuk dihet një datë e saktë se kur do të nisë programi, por besohet se do të ndodhë shumë shpejt.
Discussion about this post