Raporti i këngëtares Tuna Sejdiu dhe bateristit Patris Berisha ka qenë gjithmonë pjesë e syrit të medias dhe jo më kot.
Çifti ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me ndarje e ribashkime që duket se vazhdojnë edhe pse janë bërë prindër të dy fëmijëve. Një postim i bërë nga Tuna në rrjete sociale na ka tërhequr vëmendje sërish.
Ajo ka publikuar në “Instagram” një thënie ku shkruhet: “Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pa iu thënë ligji që duhet t’i mbështesin”.
Kjo duket se një kunjë për Patrisin, me të cilin ka pasur disa herë përplasje rreth kësaj çështjeje edhe publikisht. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë një postim i rastësishëm, gjë që ka më pak gjasa të jetë e vërtetë. Duket se konflikti i ri i Tunës me Patrisin është pikërisht angazhimi i tyre për fëmijët.
Duket se artistja nga Maqedonia e Veriut ka ankesa në përmbushjen e detyrimeve të Patrisit për dy djemtë e tyre.
Megjithatë, ajo është mjaftuar vetëm në këtë status, duke zgjedhur mos të zbulojë më shumë. Dy partnerët u panë së bashku në Dubai, ku pushuan bashkë me dy djemtë e tyre.
Por duket se rikthimi i tyre ka qenë në statusin e prindit dhe jo të çiftit. Bëhet me dije se Tuna dhe Patris nuk janë rikthyer bashkë, por për hir të fëmijëve ata udhëtojnë bashkë si një familje.
Discussion about this post