Moderatorja e njohur italiane, Ilary Blasi është zyrtarisht beqare. Prej disa muajsh, në media po qarkullonin lajme se ajo i ka dhënë fund martesës me Francesco Totti-n.
Mirëpo, Ilary duket se ka vendosur të mos vuajë për këtë periudhë ndarje, pasi ka zgjedhur t’i dedikojë kohë vetes. Pas pushimeve, ajo ka bërë një ndryshim të flokëve dhe filloi të shkonte sërish në palestër, për të mbajtur si gjithmonë trupin në formë.
Më pas në orët e fundit moderatorja u tregoi fansave dhe ndjekësve rezultatet e një trajtimi të ri buzësh. Ajo shkoi në një qendër estetike për një “touch -up ” dhe ka treguar me foto e video hapat e ndryshëm të trajtimit, duke prezantuar edhe profesionisten që është kujdesur për të.
Valentina Bardeggia i ka realizuar një tatuazh, i cili i bëri buzët e prezantueses më të bukura dhe më të fryra. Duke krahasuar para dhe pas, mund të shihni një ngjyrë më të plotë dhe uniforme, e cila do të bëhet gjithnjë e më e natyrshme me kalimin e kohës./abcnews.al
Discussion about this post