Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktorja Louise Fletcher, e cila fitoi një çmim Oscar për rolin e saj të paharrueshëm si Infermierja Ratched në filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.
Aktorja amerikane vdiq në shtëpinë e saj në jug të Francës, tha agjenti i saj, shkruan BBC.
Por ndërsa aktorja ishte shumë e njohur për portretizimin e saj si infermierja Ratched, karriera e Fletcher shtrihet në gjashtë dekada, ku ka pasur role si në kinematografi ashtu edhe në TV.
Ish-kolegët dhe fansat i bënë homazhe aktores, duke e cilësuar atë si një “aktore e madhe, absolute”.
Fletcher ishte një i panjohur kur u zgjodh për të luajtur rolin e Infermieres Ratched në filmin One Flew Over the Cuckoo’s Nest të vitit 1975.
Ajo e mori rolin pasi aktoret kryesore, përfshirë Angela Lansbury dhe Ellen Burstyn, e kishin refuzuar të gjitha të luanin si infermierja Ratched.
I filmuar në një spital psikiatrik në Oregon në SHBA, One Flew Over the Cuckoo’s Nest u drejtua nga Milos Forman dhe u bazua në romanin e vitit 1962 të Ken Kesey me të njëjtin emër.
Filmi mori shumë famë dhe u bë jashtëzakonisht popullor, duke fituar një sërë çmimesh dhe duke u futur në shumë lista të filmave më të mëdhenj amerikanë të të gjitha kohërave. Fletcher fitoi një Oscar në vitin 1976 për këtë rol. Fëmijët që nuk dëgjojnë, ajo i falënderoi duke përdorur gjuhën e shenjave në fjalimin e saj.
Fletcher e filloi karrierën si aktore në vitet ’50, por ndaloi për më shumë se një dekadë për të rritur fëmijët e saj.
Ajo u martua me producentin Jerry Bick në vitet 1960, me të cilin u divorcua në vitin 1977. Ajo la pas dy djem, John dhe Andrew.
Discussion about this post