Prizreni, që njihet ndër qytetet më të vjetra jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon njihet edhe për stilin arkitektonik dhe rolin historik që ka.
Përveç objekteve kulturore, Prizreni njihet edhe për krojet që u ndërtuan gjatë shekujve dhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane këtu.
Në Prizren, aktualisht janë 25 kroje, shumica prej tyre janë në gjendje të rregullt- ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar për arsye të ndryshme.
Ndër krojet më të famshme në Prizren është edhe “Kroi i shpirtrave të mirë”. Ky krua u ndërtua nga humanist, në shenjë të respektit për shpirtrat e njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre për çështjen kombëtare apo edhe për çështje të tjera.
Sipas disa hulumtimeve dhe historisë gojore, uji i këtij kroi kishte veti shëruese, dhe si i tillë përdorej nga të gjithë, madje thuhet se shumë vetë e gjetën shërimin nga ky ujë.
Sipas gojëdhënave nuk dihet saktë se nga kush u ndërtua ky krua, por në bazë të dorëshkrimeve dhe gojëdhënave të ndryshme, mendohet se ndërtuesit e këtij kroi kanë lënë amanet që burimet e këtyre krojeve mos të shterojnë asnjëherë, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.
Si njeri që dihet se ka ndërtuar një krua të këtillë është, Haxhi Ymer Efendiu. Ai kishte lënë amanet fqinjëve të tij, që në emër të tij të ngrihet një krua i ujit të mirë. Mendohet që vet Haxhi Ymeri nuk kishte fëmijë, por me ndërtimin e këtij kroi, do të kishin mundësi të përdornin të gjithë qytetarët.
Discussion about this post