Alfio Rrotani ka konfirmuar ndarjen me moderatoren Fatma Methasani. Prej disa kohësh përflitej se dyshja e njohur, të cilët janë prindër të një djali të vogël, janë ndarë por ditën e sotme ai ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, ku sqaron se nuk janë më bashkë prej pothuajse një viti.
“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.
Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”, ka shkruar ai.
Discussion about this post