Leonardo DiCaprio për pak mund të mos e kishte luajtur kurrë rolin e jetës.
Në një intervistë, regjisori Cameron foli për filmin që i dha Oscar. Në fillim ai kishte menduar Gwyneth Paltrow në rolin e Rose përpara se të takonte Kate Winslet, dhe DiCaprion për rolin e Jack.
Takimi i parë me Leon ishte funny. Teksa Cameron e priste për kinoprovën e parë, DiCaprio kishte magjepsur gjithë gratë e zyrës. Të gjitha donin ta takonin.
Po deri këtu. Kur bëri pastaj provën e parë, nuk e bindi regjisorin.
E thërriti në një takim të dytë dhe pa i thënë se kjo ishte një tjetër provë, i dha në dorë skenarin, një copëz.
“Ai nuk e dinte se do të testohej. Ai mendoi se ishte një takim tjetër për të takuar Kate. Kështu që unë thashë: Thjesht do të shkojmë në dhomën tjetër dhe do të lexojmë disa rreshta e unë do të bëj një video. Dhe ai tha: ‘Domethënë të lexoj? Oh, nuk lexoj’. I shtrëngova dorën dhe i thashë: Faleminderit që erdhët. Dhe ai tha: ‘Prit, prit, prit. Nëse nuk e lexoj më parë, nuk e kuptoj pjesën. E vura para zgjedhjes: Do ta lexosh, ose nuk do ta marrësh rolin. Kështu që pranoi dhe nisi gjithë inat të drejtohej në skenë. Më pas krejt papritur u shndërrua në Jack. Retë e errëta ishin larguar dhe një rreze dielli zbriti dhe ndriçoi Jack. Ky është djali që më duhet”, thashë.
Discussion about this post