Një çift ukrainas është martuar në Britani, i rrethuar nga foto të familjarëve dhe miqve që kanë mbetur të bllokuar në zonën e luftës. Maria Bilyk dhe Vitalij Melynik kishin planifikuar të martoheshin në Lviv në qershor, sipas mediave të huaja.
Dasma u shty pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe Maria, 23 vjeç, u largua nga vendi për t’u bashkuar me të dashurin e saj Vitalij, 27 vjeç, i cili jeton në Feltham, Londra Perëndimore, prej 10 vitesh.
“E vetmja gjë që duam vërtet është që lufta të përfundojë dhe të mund të bëjmë një dasmë të madhe duke ftuar sa më shumë njerëz.
Vitalij dhe Maria u lidhën në vitin 2019 pasi u njohën përmes miqve të përbashkët disa vite më parë. Ai i propozoi gjatë një udhëtimi në Ukrainë dhjetorin e kaluar dhe kur shpërtheu lufta, ajo vendosi të shkonte në Britani.
“Mamaja ime dhe motra ime zgjodhën të mos largoheshin nga Ukraina. Ata thjesht nuk donin të linin pas burrat e tyre. Ndihesha vetëm – thjesht nuk mund të qëndroja në Ukrainë pa e ditur nëse do ta shihja sërish Vitalij.
Krahas fotografive të të ftuarve, ata vendosën luledielli në çdo vend, lulja kombëtare e Ukrainës.
Discussion about this post