Danny DeVito, aktor dhe komedian i njohur amerikan, gjatë një interviste që ka dhënë në vendin e tij, ka treguar për origjinën shqiptare të paraardhësve të tij. DeVito ka treguar se gjyshja e tij ishte kalabreze dhe fliste dialektin gegë.
“Gjyshja ime ishte nga Kalabria, në fund të çizmes (i referohet formës së hartës së Italisë) dhe atje është Shqipëria. Ajo fliste… një gjuhë, një dialekt që quhet gegë”, u tregon aktori i njohur dhe fitues i disa çmimeve, panelistëve të tjerë.
Më tej, ai shpjegon se ky dialekt, për ata që e dinë është e folura në veri të Shqipërisë. “Disa njerëz mund ta dinë se çfarë është. Është një gjuhë hibride”, thotë Danny DeVito, teksa përpiqet të bëjë të qartë për të gjithë dialektin gegë.
Gegërishtja ose Dialekti gegë (Geg. gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni si dhe në Serbi dhe Mal të Zi.
Discussion about this post