Me apo pa dëshirën e tyre, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë parë gjithmonë me syrin krahasues nga publiku.
Por këtë herë jo pa shkak. Arbana Osmani këtë vit është preazntuese e Festivalit të Kënges në RTSH, të cilin alketa Vejsiu e ka prezantuar 3 vite më parë.
Aso kohe, Alketa u komentua në masë për veshjet e shumta që ndërroi për 3 netë të Festivalit, që ishin plot 11, shkruan Albeu.com.
Por Arbana Osmani është shfaqur mbremjen e djeshme me një veshje që ngjason jo pak me një nga veshjet e Alketës gjatë prezantimit të festivalit të Këngës. Ajo u shfaq kokë e këmbë rozë, me fustan, streçe dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ku dukej njësoj si Aleta, por në stile të ndryshme.
Arbana kishte zgjedhur një veshje nga Valentino e cila i ka kushtuar 4110 euro. Ku 2 900 euro i kushtoi fustani, 260 euro streçet dhe 950 këpucët.
Burimi:Albeu.com
Discussion about this post