Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtar i skuadrës arabe Al Nassr, pak ditë më parë. Por Arabia Saudite “bëri një sy qorr” dhe do ta lejojë futbollistin dhe partneren e tij të jetojnë bashkë edhe pse nuk janë të martuar. Por ligjet ashpra të vendit prekin sërish bashkëshorten e futbollistit të njohur.
Këtë herë bëhet fjalë për stilin e saj të veshjes. Ligjet e Arabisë Saudite do t’ja vështirësojnë pak punën Gio-s dhe asaj do ti duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik. Veshja e saj do të duhet të jetë në përputhje me Statutin e Dekorimit Publik dhe aspak provokative siç është mësuar të shfaqet gjithnjë Georgina.
Disa raportime të kohëve të fundit bëjnë me dije se çifti është në krizë. Thuhet se ata janë bashkë vetëm për nevojat e kompanive të reklamave.
Discussion about this post