Olta dhe Amos tashmë dihet që janë të pandarë dhe aleatët më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Aty ku akuzohet Olta është Amosi për ta përkrahur dhe e anasjellta. Sërish dy miqtë janë kapur nga kamerat e vëllait të madh dhe sigurisht për çfarë tjetër, përveçse duke folur për banorët.
Ka qenë Amosi ai i cili i ka përshkruar banorët si të “sëmurë mendorë”, deklaratë kjo e cila nuk është pritur aspak mirë në rrjet.
Më pas ai vijoji duke thënë se vetëm të sëmurët mendorë mund të sillen kështu dhe halli më i madh i aktorit ishte se nëse vijonte të qëndronte me “të çmendur”, do bëhej si ata.
Pjesë nga biseda:
Amosi: E di si më duket si azil të sëmurësh mendorë.
Olta: Jo, mua nuk më duket ashtu, mua më duket hipokrizi e madhe.
Amosi: Hipokrizi, por vetëm të sëmurët mendore mund ti bëjnë këto gjera kështu. Edhe duke u mbyllur ktu me këta, ky është halli mos bëhesh si këta. Po të mbyllesh me të cmendur do bëhesh i cmendur. Po u mbylle hipokrit do bëhesh hipokrit.
Discussion about this post