Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u mbajt “Cabaret Night”, e cila u mbyll me një performancë të Valbona Memës dhe Kristit.
Pas përfundimit të “Cabaret Night”, Kristi, i cili ishte i veshur me veshje popullore, i kërkoi Olta Gixharit që ta ndihmonte për të hequr këmishën.
Aktorja e njohur e ndihmoi atë, por më vonë Kristi e akuzoi se e ka gërvishtur. Sipas Oltës, Kristi e shiti këtë situatë sikur e ka bërë kastile.
Nga ana tjetër, i shprehet se e di që e bëri pa dashje dhe në fakt është Olta që po e shet ndryshe këtë ngjarje.
Kristi: Ti ishe aty dhe të thashë ma hiq këmishën të lutem, se unë nuk e heq dot
Olta: Po dhe unë të ndihmova
Kristi: Duke e hequr më gërvishte, ça problemi ka?
Olta: Ti pse më akuzove pastaj se të gërvishta
Kristi: Po se ti duke e tërhequr shumë më gërvishte
Olta: Po, por nuk e shite kështu. E shite sikur e bëra për kastile dhe fshehurazi. E kjo nuk më pëlqeu fare
Olta: Më vë në pozitë shumë të vështirë
Discussion about this post