Zhaklin Lekatari ka folur lidhur me prishjen e raportit dhe përplasjet e saj virtuale me Dalina Buzi gjatë një interviste të dhënë së fundmi.
Dy personazhet e njohura të botës së medias janë përplasur disa herë me njëra-tjetrën. Rasti i fundit ishte ai i disa javëve më parë lidhur me BBVA. Ishte opinionistja aktuale e formatit ajo e cila komentoi në mediat sociale në një video ku Dalina komentonte dinamikat në reality-show.
“Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”. S’më pëlqejnë thashethemet”.-shkruan ajo pasi e kanë etiketuar në postim.
Nga ana tjetër Dalina në reagimin e saj ironizon se Zhaklina është e shqetësuar pse ajo komenton formatin.
Çfarë thanë: Duke komentuar personazhe të ndryshme në një intervistë në RTV Ora, Zhaklinës iu kërkuar të bënte një koment edhe për Dalinën. Gazetarja tha se është profesioniste dhe e zonja në fushën e saj, por ka vendosur mos të ndjekë dhe komentojë asnjë aktivitet të saj pas përplasjes në emisionin “Goca dhe Gra”.
“Dalina është një profesioniste, e zonja në fushën e saj. Në fakt ne nuk kemi më kontakt nga “Goca dhe Gra” sepse unë kam qenë e ftuar pas ngjarjes që ndodhi me Fifin. Dhe me thënë të drejtën nuk u prita shumë mirë në atë emision, u ndjeva shumë e sulmuar. U ndjeva e mashtruar. Isha ftuar për të biseduar për një temë, u bisedua një temë tjetër. Dola shumë e zhgënjyer nga ky kurth që mu bë në një emision dhe prej atij momenti kam vendosur mos të komentoj dhe ndjek aktivitetin e saj sepse nuk e shoh të arsyeshme ta bëj. Nuk dua fare.”, tha ajo
Discussion about this post