Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Diola Dosti ka folur për herë të parë rreth eksperiencës së saj në Top Albania Radio. Diola tregoi se si ishte takimi i parë me ish bashkëshortin e saj pas daljes ku u shpreh se ishte e surprizuar nga reagimi i tij.
“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, tregoi ajo.
E pyetur nëse realisht ka pasur një kimi mes saj dhe Xhonatanit ajo u shpreh:
“Kjo është e vërtetë, Xhonatani ishte një person që kishte një energji krejtësisht tjetër nga personat e tjerë, ishte një person pa sherr, i sinqertë, kishte një kimi shumë të pastër. Ashtu jam edhe unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ne të dy na lidhnin edhe lojërat në fakt. Edhe pjesa e kërcimit pastaj sepse është komentuar shumë ajo, unë kam kërcyer edhe me Luizin në fillim. Unë e kam pasion kërcimin”.
Discussion about this post