Dita e djeshme i takonte vajzave ndaj dhe shtëpinë “Big Brother Vip Albania” vajzat u mblodhën në për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni.
Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Kiara ajo që u përgjigj e para, duke thënë mes të qeshurash emrin e Luizit. Pak caste më pas, ajo tha:
“Unë kam Ilir Shaqirin, por mos ja thoni Luizit.”
Gjithashtu ajo përmendi edhe emrin e Lorik Canës si një tjetër personazh shumë simpatik.
“Në Shqipëri ka shumë meshkuj simpatikë. Për shembull do të përmendja Lorik Canën. Është yll. Është shumë i mirë”, tha ajo.
Discussion about this post