Një nga personazhet më të njohur në TikTok, Andrea është bërë viral për videot e tij dhe komentet humoristike mbi situatat e ndryshme që ndodhin me banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” apo dhe personazhe të tjerë.
TikTok-eri tregoi se kjo gjë nuk është gjithmonë diçka pozitive, kjo pasi ka pasur dhe disa reagime jo të mira nga personazhet të njohur. Madje ai theksoi kanë arritur edhe në pikën sa të kërcënohet me denoncim, ka treguar Andrea teksa ishte i ftuar në ‘Shije shtëpie’.
Andrea: Unë e kam mendimin tim nuk duhet ta ndaloj, nuk mundem ta frenoj pse pëlqej X-in apo X-en, mendimi im kritik…
Ermelinda Ndoja: Ke marrë ndonjë reagim nga personazhet e njohur?
Andrea: Ka pasur sa të duash, me avokatë, me denoncime.
Ermelinda Ndoja: Deri në denoncime?
Katerina Trungu: Të kanë denoncuar apo…
Andrea: Jo, kanë çuar mesazh, me anë të mesazheve po s’ka arritur deri atje. Sot janë ata që më kërkojnë gjëra për të bërë për ata. Ç’është e vërteta, unë si Andrea bazohem tek ato çka shfaqen në televizion. Absolutisht se çfarë ka bërë në jetën private, nuk dua t’ia di fare. Se fundja fundit, nëse të kap tjetri dhe thotë o plak, mirë ato që jepen atje, po pse hyn në jetën private? Gjë që unë kësaj pjese i ruhem shumë. Flas se edhe nëse komentoj diçka private, ti nuk ke haber, ndërsa kur flas për atë që është shfaqur, do të thotë që ti e ke idenë për çfarë po flas. Ka ardhur pastaj një mesazh që jo avokati, jo denoncimi, jo përgatitu, andej e këtej, e lashë pastaj të qetë.
Ermelinda Ndoja: Ti ndërkohë bëre gati letrat?
Andrea: Unë thashë mirë në rregull, pastaj fap, pas gjysmë ore një video prapë
Discussion about this post