Me hyrjen e Qetsor Ferunajt në shtëpinë e “Big Brother VIP”, i cili u bë pjesë e këtij edicioni si ish-fitues i reality show-t dhe solli me vete gjithë eksperiencën e tij në lojë, u duk fillimisht se Olta Gixhari gjeti në aleat të ri në “luftën” kundë Luizit. Mes tyre u fol edhe për një grup të ri, madje tentuan edhe të rekrutojnë të tjerë banorë, por kjo ishte mesa duket deri në Prime-n e kaluar të programit ndërsa që nga ajo mbrëmje dy konkurentët kanë qenë më larg e më të ftohtë me njëri-tjetrin.
Sot ndërkohë duket se “marrëveshja” mes tyre është prishur përfundimisht teksa dyshja kanë debatuar me njëri-tjetrin, debat që ka qenë jo edhe aq i thjeshtë. Gjithcka ka nisur nga fakti që vlonjati ka bërë disa batuta të pakëndshme sipas Oltës gjatë mbrëmjes së djeshme, të cilat, gjithmonë sipas aktores, kanë qenë “të tepruara”.
Ndërsa Qetsori mendon se kjo sjellje e saj bëhet për shkak të influencës së Luizit mbi Oltën, duket qenë se kanë qenë “të bashkuar” në “sfidën e siamezëve” dhe kanë kaluar disa ditë me njëri-tjetrin.
Pjesë nga debate:
Olta: Trego pak kujdes, mos ma mbyll mua derën në fytyrë ashtu, ok
Qetsori: Jo more
Olta: Si jo more?
Qetsori: Kujdes ti kur më afrohesh ashtu me atë gjuhë, mos mu afro mua me atë gjuhë
Olta: Me cilën gjuhë
Qetsori: Me atë gjuhën e të mënçurës
Olta: Mos më kërko mua llogari në atë mënyrë, se nuk i kam dhënë llogari askujt, jo të të jap ty
Olta: Unë spo të kërkoj llogari fare, po tëp yes se ccfarë ishin ato batuta që brëre dje
Qetsori: Kaq pot ë them, atë llogarinë ik bëjë ndonjë vend tjetër jo me mua
Discussion about this post